×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thotë se VV-së i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë”

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se fjalimet e mbajtura sot në ngjarjen partiake të Lëvizjes Vetëvendosje për shëndetësinë i përshtaten një libër voluminoz me titull ‘Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?’.

    Më pas, ish-ministr i Shëndetësisë, Zemaj ka përshkruar sesi “do të ishte ky libër”, duke kritikuar kështu Qeverinë Kurti për sektorin e shëndetësisë.

    Ai pastaj ka përmendur disa fragmente që thotë që janë “shkatërrimet e Qeverisë për shëndetësinë.

    “E në këtë libër, po i shkëpus disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë: Emërimi dhe shkarkimi i katër ministrave edhe emërimi i vet kryeministrit në krye të komitetit ekzekutiv. Emërimi dhe shkarkimi i katër drejtorëve të ShSKUK-së dhe emërimi e shkarkimi i drejtorëve të spitaleve rajonale e klinikave në spitale, Katër vjet, vetëm një ligj të miratuar edhe ai i pa zbatuar në praktikë për shkak të paaftësisë e interesit të mafisë farmaceutike. Asnjë reformë në legjislacion, pa strategji të shëndetësisë. Pa sistem informativ shëndetësor, pa sigurime shëndetësore. Ikje e mjekëve e infermierëve, fyerje e demotivim i punës së tyre. Skandale një pas një, vrasje e gruas shtatzënë në derë të klinikës, djegie e pacientit në klinikë, mbetje të fëmijës në lavatriçe e plotë skandale tjera”, ka deklaruar ai

    “Mungesë të gjërave elementare, prej barnave të domosdoshme e deri te shiringat e infuzionet, pos atyre të blere nga Serbia e mos të flasim për mjete higjienike. Renovime parciale me plotë defekte e më shumë afera korruptive. Tre vjet zero investime për ndërtimin e QKMF-ve në Drenas, Istog, Ferizaj e Shtime. Tender 20 milionësh për klinikën e emergjencës, që 4 vjet asnjë progres”, ka thëmë Zemaj.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Nesër, më 7 tetor do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Mbledhja nis me fillim nga ora 11:00, transmeton Klankosova.tv. Rendi i ditës:...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ekspertët në Serbi thonë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më se çfarë të bisedohet, pasi sipas tyre, krejt çka duhet...
    Lajme06 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala njofton se gjatë kësaj jave do ta padisë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Arsye për këtë padi,...
    Të tjera
    Vip06 Tetor 2024
    Muzikanti dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, ka kohë që ka bërë publike lidhjen e tij. Ai tashmë dihet se po shijon...
    Lajme06 Tetor 2024
    Javën që po vjen, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, vranëira por edhe me riga shiu. Kryesisht, gjatë gjithë javës...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në panelin e sotëm me temë “Politikat Qeveritare për Gratë dhe Vajzat”, diskutuan për...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Situata vijon të jetë problematike në lagjen “Karabash“ në Vlorë, e cila u përball me vërshime të ujit, baltës dhe inerteve për...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndarë sot arritjet në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit, veçanërisht në pjesën...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur keqardhje për jetët e humbura të të rinjëve mbrëmë nga aksidenti tragjik rreth liqenit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.