×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj takon guvernatorin e BQK-së, tregon se çfarë kërkoi nga ai

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti.

    Zemaj tha se ka tashmë ka adresuar çështjen e kompanive private të sigurimeve që të marrin në konsideratë kompensimet financiare të shpenzimeve shëndetësore të klientëve të trajtuar në spitale nga COVIDI-19.

    “Kërkova të zbatohen të drejtat e të siguruarve të parapara me ligj, kompanitë t’ përmbahen marrëveshjeve dhe kontratave të sigurimeve me klientët dhe të realizojnë me kohë pagesat, duke mos shkaktuar zvarritje. Ministria e Shëndetësisë, po punon me dinamikë të shtuar për plotësimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore që sa më parë të jetësohet ky ligj për qytetarët tanë”, tha Zemaj.

    Ministri Zemaj po ashtu theksoi se lajm i mirë sot është se u miratua në lexim të parë, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.“Tashti, presim të krijohen kushte më të mira edhe për përkushtimin tonë kundër virusit. Rimëkëmbja ekonomike, ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetësi. Duke falënderuar deputetët për votimin, uroj që edhe leximi i dytë i Projektligjit…, të shqyrtohet dhe miratohet sa më shpejt”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza pas tubimit të madh të PDK-së, ka reaguar përmes një...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë. Ai ka thënë...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar sfidat nëpër...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.