Ministri i Shëndetësisë kosovare, Armend Zemaj, gjatë ditës së hënë është takuar me ambasadoren e Holandës Gerrie Willems.
Me ambasadoren, Zemaj ka njoftuar se kanë biseduar rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.
Me ambasadoren holandeze, shkëlqesinë e saj, Gerrie Willems, biseduam rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.
Ishte vlerësim i përbashkët se Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet tona po bëjnë̈ punë të mirë dhe po i japin përgjigjen adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.
Kohë më parë Holanda ka dhuruar donacion me materiale mjekësore në QKUK-në në Prishtinë.
Ndihma të tilla pritet të ofrohen në të ardhmen. Jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen që po na jep ky shtet mik.
Hartelijk dank Nederland!
#QeveriaHoti