Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vendosur që sot të “sulmojë”, gazetarët në një konferencë për media.
Arsyeja e kësaj është pasi që disa gazetarë në këtë konferencë janë parë pa maska.
Por, njëjtë nuk ka vepruar edhe gjatë fushatës zgjedhore.
Zemaj, asnjëherë nuk ka kritikuar asnjë parti politike, për mos respektim të masave në fushatën zgjedhore, ani pse në tubime të tilla janë parë qindra njerëz pa respektuar asnjë masë e pa maska.
“Qe edhe unë juve po ju shohë përballë dikund gjashtë gazetarë pa maska , kështu që nuk duhet të çlirohemi nga virusi dhe të kalojmë në një nivel tjetër të kujdesit tonë të përgjithshëm. Andaj, të gjithë së bashku ta shtojmë kujdesin dhe ta parandalojmë përhapjen e virusit në të gjitha nivelet jo vetëm ato institucionale por edhe ato publike dhe private”, ka thënë Zemaj.