Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nuk do të ketë mbyllje totale të vendit, por një shtet të hapur me masa rigoroze.
Ai në foltoren e Kuvendit ku po debatohet për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria, Zemaj kërkoi unitet politik për të luftuar virusin duke thënë se duhet krijuar një front i përbashkët pozitë-opozitë.
“Qeveria Hoti nuk qeveris me mentalitetin e përjashtimit apo regresit, prandaj ne nuk kthehemi në mbylljen totale, sepse është e lehtë të menaxhosh pandeminë me qytetarë të mbyllur. Nuk guxojmë te ndalim jetën me mbyllje, jo biznese të mbyllura por të hapur me zbatim rigoroz të masave”.
Zemaj ka thënë se do të punësojë çdo mjek specialist, i cili deri më tani ka qenë i papunë dhe ka kërkuar që punonjësit shëndetësorë të ndihmohen në luftën e tyre.
“Ne do t’i shtojnë testimet dhe sikurse në gjithë botën shumë teste prodhojnë shumë raste pozitive”.