×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj i ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Zemaj ka thënë se rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve, raporton Front Online.

    “Dita e parë e shkollës është moment që reflekton rolin madhor që ka edukimi në shoqëri ,ndërsa rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve. Urime për të gjithë nxënësit! Paçin një fillim të mbarë, shëndet, suksese, më shumë dije dhe rezultate pozitive”, ka shkruar ai në Facebook.

    Zemaj më tej ka pranuar se sot ka vizituar shkollën “Iliria” në Prishtinë.

    “Mëngjesin e sotëm gjatë vizitës që i bëra shkollës ‘Iliria’ në Prishtinë pashë se në këto kushte pandemie, gjithnjë sipas udhëzimeve, janë bërë të gjitha përgatitjet, dezinfektimi i hapësirave shkollore, shenjëzimet paralajmëruese, në klasa është bërë reduktimi i numrit të nxënësve për të ruajtur distancën fizike, nxënësit bartnin maska si dhe në hapësira të caktuara ishin vendosur dezinfektues”, është shprehur ai.

    Ministri ka falënderuar të gjithë akterët që janë përkushtuar që të menaxhohet sa më mirë situata me pandeminë.

    “Edhe njëherë dua të konfirmoj nga këtu që Ministria e Shëndetësisë, bashkë edhe me të gjithë akterët e tjerë, të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në këtë proces, jemi maksimalisht të përkushtuar që ta menaxhojmë sa më mirë situatën.

    Natyrshëm që ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia andaj edhe duhet që të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese të virusit”./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit. Mbledhjen e mbylli kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka dhënë detaje lidhur me një aksion...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarë, ku njoftoi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta është acaruar sërish ndaj Gjestit, madje mes bërtimash e qortonte ashpër për prishje të qetësisë. Ajo ndër diskutimesh e nxor Gjestin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.