Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.
Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë.
Zemaj këto deklarata i ka bërë pas vizitës në burgun e Lipjanit.
Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me covid është e mirë dhe në burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar pozitiv me Coronavirus.
“Ne poashtu do ti furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera. Ai foli edhe sa i përket masave dhe tha se do të ketë shtrëngim të masave në dy faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë”, tha Zemaj.
Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit andaj të gjithë qytetarët obligohet të respektojnë masat.