×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj nga burgu i Lipjanit: Gjendja është stabile me COVID-19

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku është njoftuar me aktivitetet të cilat i shërbejnë të burgosurve në këtë qendër.

    Ministri Zemaj tha se kjo vizitë është për ta parë për së afërmi trajtimin që iu bëhet të burgosurve në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

    Zemaj ka thënë se situata me pandeminë në këtë qendër ka qenë e menaxhueshme, ku asnjë nga të burgosurit nuk ka qenë i infektuar me virusin COVID-19.

    “Në interes të ruajtjes së shëndetit publik, bashkë me doktor Milazimin, sot me drejtorin e shërbimit korrektues edhe drejtorin e qendrës, këtu në Lipjan dhe me bashkëpunëtor të mi erdhëm për të parë për së afërmi trajtimin e të burgosurve edhe të miturve edhe të femrave, edhe pjesa e të rriturve sa i për ketë kohës së kaluar në këtë situatë pandemie. Ajo çka është interes i yni i përbashkët dhe si vlerësim, qoftë edhe nga statistikat dhe atë që pamë për së afërmi, situata pandemie, këtu ka qenë e menaxhueshme, akoma vazhdon të jetë e menaxhueshme, fatmirësisht, asnjë nga të burgosurit nuk ka kaluar përmes infeksionit, apo të qenurit pozitiv me covid-19, edhe stafi në aspektin shumë minimal, të gjithë janë të shëndoshë edhe ata të cilët kanë kaluar pozitiv në numër të vogël”, ka thënë Zemaj.

    Zemaj ka deklaruar se edhe profesionistët shëndetësor të kësaj qendre, e bëjnë në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjeve në fuqi.

    Ministri Zemaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në luftimin e pandemisë në ditët në vijim kur situata në vendet e rajonit është në rritje.

    “U interesuam edhe për pjesën tjetër përcjellëse që e ka Ministria e Shëndetësisë, pajisjet medicionale, barnat dhe respektimi i rregullave mjekësorë, ku pamë që profesionistët tanë shëndetësor këtu, trajtimin e bëjnë në baza shumë profesionale me etikë, edhe ashtu siç iu takon sipas ligjeve në fuqi. Ne mbetemi të përkushtuar që të shohim çdo kund shtrirjen e aktiviteteve tona, jo vetëm në sensibilizimin rreth menaxhimit të situatës pandemike në Republikën e Kosovës, por ndërtimit të vazhdimit të asaj që po quajmë front të përbashkët në luftimin e pandemisë edhe në ditët e ardhshme, ku situata relativisht është e qetë, të rrethekuar me rritje të infeksionit në vendet e rajonit dhe në vendet evropiane”, ka thënë Zemaj.

    Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Korrektuese të Lipjanit, Nehat Thaçi ka thënë se vizita e ministrit Zemaj të kësaj qendre ishte mundësi që kjo qendër të prezantoi të arriturat që ka pasur në menaxhimin e pandemisë Covid-19, brenda saj.

    Thaçi ka thënë se falë bashkëpunimit me departamentin shëndetësor, në tërë burgjet e Kosovës ka pasur raste minimale me Covid-19.

    “Vërtete për ne është, përveç përkrahje morale, është dhe mundësi e jona që bashkërisht në menaxhmentin këtu të qendrës së burgut këtu në Lipjan, që të prezantojmë të arriturat tona, jo vetëm në pjesën e menaxhimit të Covid-it, që deri me tash ka qenë vërtetë një vendimmarrje e cila ka dhënë rezultat, kryesisht duke iu falënderuar edhe bashkëpunimit që e kemi gjetë së bashku me departamentin shëndetësor, në krye me doktor Milazimin, prandaj sot nga afër ministri pati mundësinë që ta sheh se si është menaxhuar Covid-i, dhe falë këtij bashkëpunimi, jo vetëm në Lipjan po pothuajse në tërë burgjet e Kosovës, kemi pasur raste minimale. Gjithashtu, ne patëm rastin që të shohim edhe jetën ose përgatitjen për jetën post penale, vlerësojmë që këtu në Lipjan mundësitë janë mjaftë të mira”, ka thënë Thaçi.

    Ai thotë se në të ardhmen do të angazhohet sa më shumë që të burgosurit këtu të kenë mundësi të aktiviteteve të tjera me të shumta. /KP /

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.