×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në Preshevë me targa RKS

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot vizitoi shqiptarët në Luginë për të parë gjendjen epidemiologjike atje dhe nevojat e shqiptarëve në përballjen me pandeminë.

    Zemaj hyri në territorin e Serbisë me automjetet zyrtare që mbanin targat e Republikës së Kosovës, edhe pse të tillat nuk lejohen në shtetin serb.

    Nuk dihet nëse Zemaj është zyrtari i parë kosovar që udhëton në territorin e Serbisë me targa RKS. Por, ajo që dihet është se Serbia nuk lejon kalimin me targa kosovare.

    Sipas marrëveshjes së Brukselit, secili qytetar me targa RKS, detyrohet që në territorin e Serbisë t’i vendosë tabelat e përkohshme të Serbisë.

    Po ashtu, në fotografitë e vizitës shihet policia serbe afër veturave kosovare, por nuk pati reagim për këtë.

    Zakonisht, qytetarët kosovarë që udhëtojnë drejt Serbisë duhet të mbulojnë targat RKS kur hyjnë në kufi dhe të paguajnë një shumë të hollash për targat provuese të Serbisë.

    Hyrja e Zemajt me targat RKS ndodhi vetëm një ditë pas hyrjes së xhandarmërisë serbe për patrullim në zonën kufitare të Kamenicës.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, me rastin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit, çka ka alarmuar autoritetet hetimore....
    Lajme24 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjain deri në një orë. Më të ngarkuarat,...
    Të tjera
    Kronika24 Korrik 2025
    Policia në rajonin e Gjakovës në kuadër të planit operativ “Alkooli” gjatë katër ditëve të fundit ka testuar me alkool-test 385 drejtues...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi. Ujdia në...
    Lajme24 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese. Nesër do...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ketë “shumë të vështirë të ruajë nivelin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.