×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj e cilëson të suksesshëm menaxhimin e pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e fundvitit ka thënë se kanë shënuar sukses në menaxhimin e pandemisë dhe se kanë dhënë shembull në menaxhim.

    Para se të bëjë një prezantim të gjerë të aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor–dhjetor i ka nderuar me një minutë heshtje punonjësit shëndetësorë që humbën jetën në përballjen me COVID-19.

    “Nga 4 qershori e deri më sot nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por me ato që i kemi realizuar kemi shënuar sukses si menaxhimi i pandemisë. Jemi përballur më tërë fuqinë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimit. Në përkahje të plotë nga kryeministrit kemi pasë suksese në shëndetësi. Jemi përballur me tërë fuqitë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimit me përkushtimin tonë të përbashkët. Do t’i nderojmë dhe kujtojmë përherë 35 profesionistët shëndetësorë që janë heronjtë të kohës sonë”, tha Zemaj.

    Zemaj ka thënë se shëndetësia do trajtim meritor e jo buxhet tepricë që ka mbetur.

    “Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional. Kemi mjekë e infermier të jashtëzakonshëm që kanë nevojë për më shumë vëmendje nga shteti, të cilët kanë qëndruar pranë pacientëve”.

    Zemaj ka falënderuar edhe organizatat ndërkombëtare në ndihmën dhënë Kosovës për të frenuar virusin vdekjeprurës.

    “Për këta muaj s’kemi pasë orar pune, jo vetëm unë dhe stafi im në ministri, por e tërë shëndetësia. Unë jam krenar me të gjithë kontribuuesit deri në sakrificë të vetëmohimit.  Jam krenarë me mjekët dhe infermierët tonë,  stafin teknik dhe institucionet lokale që përkrahin shëndetësinë”.

    “Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional për së paku dy qeveritë e ardhshme. Jeta e njeriut është më e vlefshme se çdo projekt i fushës tjetër. Shëndetësia do trajtim meritor dhe as lëmoshë e ndihmë nga tepricat e buxhetit të shtetit”, tha ai.

    Zemaj ka treguar planet strategjike të ministrisë, ndër të cilat ishte Plani për parandalimin dhe kontrollin e Covid 19.

    Kurse, si politikë shëndetësore Zemaj ka thënë se ishte kushtet për punë sa i përket kuadrit, hapësirës e pajisjeve për antitrupa Sars Covid-19.

    “Buxheti i miratuar 81 milionë e 742 mijë e 287 euro e 99 cent. Kurse buxheti i shpenzuar ishte 45 milionë e 42 mijë e 496 euro e 48 cent”, ka shtuar Zemaj.

    Në kuadër të resurseve humane e dhe fuqizimet të tyre Zemaj ka veçuar rritjen e numrit të specializantëve.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës, njofton se ka parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës me mallra. "Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet patrulluese të...
    Lajme22 Shtator 2024
      Në fund të muajit që lamë pas  Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rris pagën minimale në 350 euro bruto, vendim...
    Lajme22 Shtator 2024
    Prindërit nga Fushë Kosova kanë raportuar në polici për zhdukjen e dy fëmijëve të tyre. Sipas raportit të PK-së, prindërit kanë raportuar...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Një incident me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaqevë të Kamenicës. Siç shkruan Sinjali,...
    Lajme22 Shtator 2024
    Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i...
    Lajme22 Shtator 2024
    Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësira të pakta parashihen në relievin malor Në këtë...
    Sport21 Shtator 2024
    Anthony Joshua ka reaguar menjëherë pas humbjes së rëndë që pësoi në duelin ndaj Daniel Dubois për titullin e IBF-së. Joshua u...
    Sport21 Shtator 2024
    Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin IBF në peshat e rënda, duke mposhtur Anthony Joshuan me nokaut. Dynamite nuk ishte favorit për...
    Sport21 Shtator 2024
    Tashmë ka përfunduar meçi i madh mes Joshuas dhe Dubosi, i cili u mbyll me nokaut në rundin e pestë, raporton Sinjali....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.