Tani jemi në muajin Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar Nafije Latifin, e cila drejton shoqatën Jeta-Vita dhe promovon kulturën e mbrojtjes kundër kësaj sëmundje të rëndë, ku thotë që diagnostikimi me ultrazë dhe mamografi mobil, mbeten prioritet yni.
Zemaj tha se pengimi dhe ndërgjegjësimi për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është rruga më e mirë, andaj, duhet ndalur vdekshmërinë nga kjo sëmundje tinëzare.
“Sivjet aktivitetet e lidhura me muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, janë reduktuar për të ruajtur shëndetin e nënave, motrave e grave tona, andaj tubimet janë simbolike, por, aktivitetet mobilizuese kundër kancerit të gjirit, nuk do të ndalen.
Diagnostikim me ultrazë dhe mamografi mobil, me disa kërkesa