×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    53 vjeçarit në Shtime i sekuestrohet arma me të cilin kishte shtënë gjatë një ahengu familjar

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    Sot policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të kësaj komune një person gjatë një ahengu familjar, para disa ditësh, kishte shtënë me armë zjarri.

    “Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin J. R (M/K), i moshës 53 vjeç, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar”, njofton policia.

    Lidhur me rastin, policia informon se me vendim të prokurorit të shtetit personi në fjalë është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë).

    Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, përfundon policia.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar me profesorin amerikan Daniel Serwer me të cilin thotë se...
    Lajme22 Janar 2025
    Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Komisionin e Pavarur për Media, ku është...
    Lajme22 Janar 2025
    Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qëndruar në Kosovë gjatë këtij muaji, në disa takime parazgjedhote me liderët...
    Lajme22 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter goditi pak para mesnatës qytetet e Turqisë në Egje, përfshirë Izmirin dhe Balikesirin. Tërmeti, i cili...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për popullin turk, pas humbjes së jetës së 76 personave dhe...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u vra në një atentat mafioz pranë...
    Vip22 Janar 2025
    Ish banorja e BBVK3, Bay T është zgjuar plot energji pas rikthimit në shtëpinë më të famshme në vend. Ajo u zgjua...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.