×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky zbulon planin e paqes: Duam futje në NATO dhe armë të parandalimit kundër Rusisë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe armatosja e saj, ishin pikat kyçe ku u fokusua Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij para parlamentit të Ukrainës.

    Zelensky kërkoi nga aleatët që të vendosin armatime të parandalimit strategjik jo-bërthamore si dhe të shfrytëzojnë pasuritë nëntokësore të Ukrainës, pasi në të kundërt ato do t’i përkasin Rusisë, shkruan A2.

    “Ukraina ka nevojë për një ftesë të pakushtëzuar për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s tani. Ne e kuptojmë se anëtarësimi në NATO është çështje e së ardhmes, jo e së tashmes. Por Presidenti rus Vladimir Putin mund të shohë se llogaritjet e tij gjeopolitike po shkojnë drejt humbjes. Aftësia e Ukrainës për të mbrojtur veten duhet “të forcohet në mënyrë të pakthyeshme” dhe të parashtroj një sërë mënyrash për ta bërë këtë.

    Ato përfshinin armatosjen e mëtejshme të Ukrainës dhe forcimin e industrisë së saj të mbrojtjes, rritjen e aftësive të mbrojtjes ajrore, heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve dhe vazhdimin e operacioneve ushtarake ukrainase në tokën ruse. Ukraina propozon të vendosë në tokën e saj një paketë gjithëpërfshirëse të parandalimit strategjik jo-bërthamore që do të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur Ukrainën nga çdo kërcënim ushtarak nga Rusia.

    Propozoj që Ukraina të nënshkruajë një marrëveshje me SHBA-në, BE-në dhe aleatë të tjerë të paidentifikuar që do të lejonte investime të përbashkëta dhe përdorimin e burimeve natyrore të Ukrainës, të cilat vlejnë triliona dollarë. Këta përfshijnë, në veçanti, uraniumin, titanin, litiumin, grafitin dhe burime të tjera strategjike të vlefshme që do të forcojnë ose Rusinë dhe aleatët e saj ose Ukrainën dhe botën demokratike në konkurrencën globale”, tha Zelensky.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Serbia dhe Rusia vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e strukturave të sigurisë. Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Serbisë gjatë vizitës...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Plani i Izraelit për t'iu përgjigjur sulmit të Iranit të 1 tetorit është gati. Burime konfidenciale për median e njohur amerikane CNN...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Botulinum toxin”, i cili kishte për objektiv zbulimin dhe goditjen e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që për Kosovën dhe Serbinë përveç kushteve të përgjithshme për të përfituar nga milionat e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), theksoi përkushtimin e SHBA-së...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i tij pas debatit e ditëve...
    Lajme16 Tetor 2024
    Me të shkuar para RTK-së , opozita ka vendosur kapela në rrethojat e objektit. E gjitha kjo ndodhi pasi Radio Televizioni i Kosovës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues, i organizuar nga Ministria...
    Lajme16 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tre personave: A.H., E.M., dhe B.A., për shkak të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.