×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky kërkon unitet pas “misionit për paqe” të Orbanit

    FrontOnline
    18 Korrik 2024

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë pushtimin e nisur nga Rusia.

    Zelensky mori pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane të mbajtur në Pallatin Blenheim, në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në këtë samit, Kosova u përfaqësua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zhvilloi takime të ndara me liderë evropianë, përfshirë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Osmani tha pas samitit se Serbia, së bashku me Rusinë, po tentojnë të destabilizojnë Kosovën dhe tërë rajonin.

    Me të arritur në samit, Zelensky menjëherë u kërkoi të pranishmëve që të “mbajnë unitetin në Evropë sepse gjithmonë uniteti çon në marrjen e vendimeve të fuqishme”.

    Deklaratat e Zelenskyt vijnë pasi Orban – që po ashtu mori pjesë në samit – ndërmori atë që ai e cilësoi si “mision të paqes”, kur ai vizitoi Moskën, Kievin, Pekinin dhe më pas Floridën, ku u takua me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

    Këto vizita zemëruan shumicën e liderëve evropianë, të cilët ia distancuar nga vizitat e Orbanit, teksa lideri hungarez e ka pranuar se ai nuk ka autoritet që të veprojë në emër të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, edhe pse Hungaria aktualisht udhëheqë presidencën e bllokut.

    “Nëse dikush në Evropë tenton të zgjidhë çështjet prapa krahëve të të tjerëve apo në kurriz të të tjerëve, nëse dikush dëshiron të bëjë vizita në kryeqytetin e luftës apo të flasë, ndoshta duke u premtuar diçka që është kundër interesave tona të përbashkëta apo në kurriz të Ukrainës apo shteteve të tjera, pse ne duhet ta marrim parasysh një person të tillë”, tha Zelensky gjatë samitit më 18 korrik.

    “BE-ja dhe NATO-ja mund të adresojnë interesat e tyre pa këtë person”, shtoi ai.

    Trump ka sugjeruar se nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, ai do të zgjidhë konfliktin Rusi-Ukrainë brenda një dite. Ai nuk ka treguar se si do të mund ta arrinte një gjë të tillë, por shumë liderë evropianë kanë shprehur frikën se ish-presidenti amerikan do të mund të pajtohej me Putinin për një plan të paqes pa u konsultuar me Kievin.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndihma perëndimore për Ukrainën duhet të jetë një përpjekje e përbashkët mes Amerikës Veriore dhe Evropës.

    Në samit, Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të lejojnë shtetin e tij që të përdorë armët perëndimore për të kryer sulme thellë brenda territorit rus, veçmas në bazat ajrore.

    Kryeministri i ri i Britanisë, Keir Starmer, në një konferencë për media pas përfundimit të samitit, tha se “ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme”.

    Ai e përshkroi samitin si “shumë të suksesshëm dhe produktiv”, ku liderët, sipas tij, u zotuan për të qëndruar së bashku me Ukrainën./Rel

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Shtator 2024
    Një balenë e dyshuar se ishte trajnuar si spiune ruse është gjetur e vdekur. Kafsha – e cila njihej si Hvaldimir –...
    Bota/Rajoni01 Shtator 2024
    Zgjedhjet në Gjermaninë lindore të Tyringenit dhe Saksonisë sollën rezultate të papritura për shumicën. Partia e ekstremit të djathtë doli bindshëm fituese...
    Bota/Rajoni01 Shtator 2024
    Shqiptarët e Kosovës përfunduan pushimet në bregdetin tonë këtë fundjavë, pasi nesër, atje nis viti i ri shkollor 2024-2025. Shumica e pushuesve...
    Të tjera
    Sport02 Shtator 2024
    Drilon Hajrizi po e kalon një periudhë të vështirë pas problemeve shëndetësore që iu shfaqën së fundmi. Si rezultat, basketbollistit kosovar iu...
    Vip02 Shtator 2024
    Morri shumë dhurata e urime nga më të afërmit e saj. Por, urimi special ishte nga Marget për teze anën, shkruan Kosovarja....
    Lajme02 Shtator 2024
    Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e tre pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime...
    Kronika02 Shtator 2024
    Një rast i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dubravë të Kaçanikut. Sipas burimeve të Klankosova.tv në...
    Lajme02 Shtator 2024
    Rruga “Gazmend Zajmi” në Prishtinë vazhdon të jetë e bllokuar edhe në mëngjesin e së hënës. Sipas një fotografie të publikuar nga...
    Lajme02 Shtator 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar punëtorët amerikanë për kontributin e tyre në sukseset ekonomike brenda dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.