×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohet numri serial i snajperit që qëlloi Çapen

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Ishte ora 09:31 minuta e mëngjesit, kur Ardian Çapja po dilte nga banesa për të shkuar te Hotel Univers, 100 m larg.

    Teksa po zbriste shkallët, 55-vjeçari u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës. Plumbi e goditi në shpatullën e majtë. Snajperisti ka qëlluar vetëm 1 herë, pasi Çapja ishte rrëzuar dhe ai nuk kishte më pamje vizuale.

    Qitësi dyshohet se ishte vendosur në fund të Kodrës Krastë, që ndodhet përballë vilave të familjes Çapja, rreth 280 metër largësi.

    Ka përdorur edhe silenciator dhe gëzhojën nuk e ka lënë në vendin e ngjarjes. Bazuar në këto të dhëna, hetuesit thonë se bëhet fjalë për një vrasës profesionist.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se teksa u qëllua me snajper, në rrugën e Çapjave ndodheshin dy persona. Ata janë parë nga dy dëshmitarë, të cilët kanë thënë në polici se nuk i njihnin.

    Pasi objektivi u qëllua, dy personat që rrinin pranë vilave të Çapjave kanë shkuar drejt makinës Volksvagen, e cila qëndronte pranë rrugës kryesore Elbasan-Librazhd.

    Snajperi dhe dy vëzhguesit kanë vrapuar menjëherë drejt saj sapo objektivi është qëlluar, duke besuar se e kanë lënë të vdekur.

    Kanë ndjekur rrugën kryesore Elbasan-Librazhd dhe të rreth rrotullimi i Zaranikës janë nisur për në Fushë-Mbret, ku edhe kanë djegur makinën.

    Në zonë i prisnin bashkëpunëtorët e tjerë me një makinë fuoristradë.

    Në mjetin e djegur lanë snajperin dhe disa municione, shpërthimi i të cilave plagosi edhe një zjarrfikës. Snajperit i kishin fshirë numrin serial, por burime nga grupi hetimor i thanë Televizionit Klan thanë se kanë arritur të zbulojnë të dhënat e armës.

    Disa kamera të sigurisë kanë filmuar atentatorët pranë shtëpisë se 55-vjeçarit, e po ashtu edhe teksa janë larguar me fuoristradë. Por nga filmimet ka qenë e pamundur që të identifikohen. Disa prej tyre besohet se kanë pasur maska plastike, e të tjerët mbanin kapele e maska të zeza.

    Ardian Çapja vijon të qëndrojnë në Spitalin e Traumës, ende në rrezik për jetën, por mbrëmjen e të hënës ka dhënë dëshminë e parë për policinë. Ai vijon të mohojë atentatin dhe ka mbrojtur versionin se është rrëzuar mbi një hekur që i ka shpuar tejpërtej.

    “Nuk guxon njeri të më vrasë në shtëpinë time. Pasi u rrëzova nga banesa në shpatull më ka hyrë një hekur, prandaj ngeli edhe plaga. Ju po mashtroni”, u është drejtuar Ardian Çapja oficerëve që e pyetën për ngjarjen.

    Mjekët dhe policia nuk e besojnë këtë variant, pasi ekzaminimet flasin për një plumb që i ka kaluar fare pranë zemrës dhe në shtëpinë e Capjas nuk kanë gjetur hekurin që ai pretendon se e ka shpuar.

    Prokuroria po heton pistën e përplasjeve të vjetra mes grupeve kriminale të Elbasanit. 28 persona janë marrë në pyetje, por asnjë nuk është ndaluar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.