×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbatohet parimi i reciprocitetit me shtetet e tjera për testet negative me koronavirus

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se Kosova po zbaton parimin e reciprocitetit lidhur me testet negative për koronavirus.

    Kjo vlen për vendet të cilat i kërkojnë qytetarëve të Kosovës ta kenë me vete testin PCR.

    Zyra për Informim e kësaj ministrie thekson se testi kërkohet edhe për vendet që janë me rrezikshmëri të lartë bazuar në listë e ECDC.

    “Për disa shtete vlen, ato me rrezikshmëri të lartë sipas klasifikimit të ECDC, ndërsa për disa zbatohet parimi i reciprocitetit, që do të thotë, shtetet që Kosovës i kërkojnë teste PCR për qytetaret e tyre, edhe Kosova u kërkon atyre teste”.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, më 5 prill ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, të pestën me radhë, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    2. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

    3. Përjashtim nga pika 2 bëjnë:

    3.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

    3.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

    3.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

    3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

    4. Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë, shkruan Klan Kosova.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturë dhe në lokalin ku ai punon, policia i ka gjetur dhe...
    Lajme13 Tetor 2024
    Disa persona në Prishtinë, dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi, ku nga atje kanë vjedhur një armë leje. Rastin në polici...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Dy punëtore në një market në Prishtinë kanë raportuar se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre persona. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në pikën kufitare...
    Lajme13 Tetor 2024
    Të shtënat me armë shpërthyen mes një turme pranë një universiteti në Tennessee të shtunën pasdite, duke vrarë një 24-vjeçar dhe duke...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Të shtunën e 12 tetorit, një 55-vjeçare është gjetur e vdekur në Pukë. Rreth orës 19:10, shtetasi N. D. njoftoi sallën operative...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Kamala Harris ka publikuar të dhënat e saj mjekësore, të cilat konkluduan se ajo është në “shëndet të shkëlqyer” dhe e përshtatshme...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se të premten gjatë mbledhjes së Qeverisë është marrë vendim për ndarjen e 200...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.