×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbardhen përpjekjet e grupit militant neo-nazist për të joshur adoleshentë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Përpjekjet sekrete për të joshur dhe rekrutuar adoleshentë të grupit militant neonazist janë ekspozuar të hënën përmes xhirimeve të realizuara në mënyrë të fshehtë.

    Në këto pamje shihet pjesëtarët e lartë të grupit “The Base” tek i intervistojnë aplikuesit e rinj dhe diskutojnë se si t’i radikalizojnë ata.

    FBI-ja ka përshkruar se grupi është munduar që të bashkohet me supremacistët e bardhë kudo në botë dhe të nxisë një luftë racash.

    Xhirimet e realizuara i janë dërguar organizatës civile amerikane “Southern Poverty Law Center”, teksa një pjesë e tyre është ndarë edhe me emisionin “Panorama” të “BBC One”.

    Rinaldo Nazzaro, themeluesi i “The Base”, është një amerikan 47-vjeçar. Në fillim të këtij viti, BBC-ja kishte zbuluar se ai po e drejtonte organizatën nga banesa e tij në Shën Petersburg të Rusisë.

    Intervistat të cilat u zhvilluan përmes video-konferencave në një aplikacion të enkriptuar, u pasuan me një ndërmarrje të pandryshuar në rrjedhë – kur pjesëtarët e grupit u pyetën nga Nazzaro rreth historive të tyre personale, përkatësisë etnike, rrugëtimit të radikalizmit dhe përvojës me armë, përpara se një panel i anëtarëve të lartë t’i shtronin më pas pyetjet e tyre.

    Rekrutët potencialë u janë nënshtruar pyetjeve rreth librave që kanë lexuar, përfshirë “Mein Kampf”-in e Adolf Hitlerit dhe janë trimëruar që të njihen me ideologjinë supremaciste të grupit, e cila e parasheh dhe e fuqizon përshpejtimin e luftës racore, duke u kërkuar ndjekësve që të përgatiten për konflikte dhe rrënim shoqëror.

    Gjatë videothirrjeve, Nazzaro mund të dëgjohej tek i mirëpriste edhe pjesëtarët e grupeve të tjera ekstremiste. Aplikuesit e rinj, të cilët fshihen pas pseudonimeve dhe shfaqin shkallë të ndryshme të vetëdijes ideologjike, përshkruajnë se si janë radikalizuar përmes videove dhe propagandës online.

    Kur të intervistuarit larguan nga linja, pjesëtarët e lartë të grupit diskutojnë mbi potencialin e secilit prej tyre përpara se t’i aranzhonin takimet personale me ta në një datë të mëvonshme.

    Mst: Kolaps shoqëror

    Xhirimet bëjnë të qartë se “The Base” synonte rekrutimin e ushtarëve nga mesi i grupeve militante perëndimore, me qëllim që t’i stërviste ata për taktikat e grupit dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

    Nazzaro, për të cilin në hulumtimin e BBC-së thuhej të kishte punuar si analist i FBI-së dhe si një kontraktues i Pentagonit, ka informuar një të ri britanik se ideja e kolapsit shoqëror ishte një “filozofi udhëzuese”.

    Një të riu evropian i ka thënë se një kolaps i tillë do të ishte i dëshirueshëm, qoftë edhe në nivel lokal, po qe se do ta ofronte një “vakum pushteti që ne mund ta shfrytëzonim”.

    Një tjetër të riu ai i kishte thënë se “ne kemi për qëllim që fillimisht të krijojmë dy deri në celula kryesore në sa më shumë rajone që është e mundur” dhe se “Mbretëria e Bashkuar është një prej vendeve ku mendojmë se ka shumë potencial”.

    Gjatë një diskutimi realizuar pas intervistës fillestare, një 17-vjeçar nga Evropa, njëri nga më të moshuarit e grupit, i foli për “formësimin” e sistemit të besimit, teksa Nazzaro i tha se me të i “duhej pak punë ideologjike”, por se “po shkonte definitivisht në shtegun e duhur”.

    Duke komentuar rreth një adoleshenti britanik, Nazzaro dëgjohet tek sugjeron se ai mbase do të duhej “pjekur ideologjikisht”.

    Dr. Cassie Miller, analiste e lartë kërkimore në “Southern Poverty Law Center”, i përshkroi xhirimet si një “shikim i brendshëm tejet e pazakontë” përbrenda kësaj bote ekstreme, që tregon se aty nuk ekziston “një linjë e vetme e radikalizimit”.

    Ajo pretendon se të rinjtë që kanë aplikuar në “The Base” kanë pasur prapavijë të ndryshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.