Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin e Kosovës.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar mbështetjen e qytetareve për ti dhënë votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky është postimi i saj i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Unë Zana Këpuska e lindur në qytetin e Gjakovës, me profesion Inxhiniere e Telekomunikacionit, pas një periudhe të gjatë të angazhimit në forumet e ndryshme të partisë, e kam konsideruar se mund dhe duhet të vazhdoj të jap kontributin tim në Partinë Demokratike të Kosovës, por tani në institucionin ku kontributi im është më i drejtëpërdrejtë dhe më i fuqishëm.
Sot kam nderin t’ju drejtohem për të kërkuar mbështetjen tuaj për kandidaturën time për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mbështetje të cilën unë do ta konvertoj në aktivitet, në dobi të qytetarëve të Kosovës.
Gjatë karrierës time në Postën e Kosovës, kam mësuar rëndësinë dhe kulturën e shërbimit, bashkëpunimit për ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve më të forta dhe profitabile. Si një grua e angazhuar dhe e përkushtuar, kam qenë gjithmonë në frontin e përpjekjeve për të promovuar zhvillimin dhe avancimin e grave, ndërsa si nënkryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës dhe si aktiviste e vjetër në Partinë Demokratike të Kosovës, kam qenë dhe jam avokuese për mbështetjen dhe promovimin e të rinjve në politikën e vendit tonë.
Jam e bindur se përfaqësimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. Synimi im është të sjellë një zë të ri dhe të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, një zë që do të përfaqësojë jo vetëm interesat e qytetarëve, por edhe aspiratat e rinisë dhe grave të Kosovës.
Ju premtoj se nëse më jepni besimin tuaj, do të punoj pa u lodhur për:
Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën tonë.
Ju lutem, më besoni votën tuaj për të përfaqësuar zërin tuaj në Kuvend.
Faleminderit!
#PDK 131
Zana Këpuska 90