×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaimi i VV’së konfirmon bisedat e Mihalit me Nagip Krasniqin: S’po flasin as për punësime e as për dëmtim të pasurisë publike

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka konfirmuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Ai e arsyeton edhe kërkesën e bashkëpartiakes që ajo ia bën ish-kryeshefit të KEK-ut që të mos ndalet rryma për një kohë. Këtë e arsyeton me faktin se ajo është zyrtare e partisë që i ka fituar mbi 50% të votave në zgjedhje.

    “Qesharak është fakti se zyrtarët e Vetëvendosjes po i akuzojnë thjesht pse kanë komunikim privat dhe koordinim me njëri-tjetrin. Sepse aty as nuk komunikohet për punësim personash të pakualifikuar, as për tenderë që dëmtojnë pasurinë publike, siç kemi parë në përgjimet e kohëve të shkuara. Madje as nuk kërkohet të ndalet rryma, por të mos ndalet rryma deri sa të gjendet zgjidhja për furnizim. Jo po “kush është ajo të vendosë që rryma të mos ndalet”. Ajo është zyrtare e lartë e VV, dhe VV ka fituar dhe do të fitojë zgjedhjet me mbi 50% që të qeverisë me program e politika të ndryshme nga të shkuarat”, shkruan Zaimi.

    Zaimi tha se “edhe më qesharake janë akuzat ndaj Nagip Krasniqit”, që, siç thotë ai, “ia kurseu Kosovës mbi 100 mln euro duke ndërprerë kontrata e tenderime të dëmshme”.

    Në komunikimet e publikuara nga Nacionale, Krasniqi i thotë Mihalit se është ““pak a shumë është i vërtetë” që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe kompania GEN përfituan 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

    “Dyfish qesharake akuzat ndaj Martin Berishajt që e akuzojnë për diçka që ka ndodhur në kohët kur qeverisnin ata vetë. Thënë shkurt, e akuzojnë për lobimin që ka bërë me qëllim që Kosova të mos e blinte energjinë e importuar nga kompani serbe, por nga kompani sllovene”, shkruan Zaimi.

    “Pastaj këto ankesat se kinse po mbetet ushtria pa bukë meqë u largua një monopol privat i panevojshëm, kur bëhen nga ata që e lanë ushtrinë pa armë e municione, janë më shumë për të qarë”, shkruan ai.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për Front Online  ka komentuar publikimet lidhur me komunikimet mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Publikimi i mesazheve në mes të ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit si dhe koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje,...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi janë procedura pensionet me rritje prej 20 për qind. Ai ka thënë se pensionet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë. Ai ka mbajtur një parullë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme. “Kam dalë në treg me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Votimi i hershëm ka filluar të martën në Georgia, një nga shtatë shtetet vendimtare në zgjedhjet amerikane. Georgia është ndër shtetet me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Vetëm 4.97 për qind e qytetarëve në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, janë deklaruar shqiptarë. Si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.