Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ ka reaguar për burtalitetin policor që ndodhi dje ndaj qytetarëve romë në Manastir.
Sipas Zaev, një sjellje e tillë është e turpshme për policinë dhe meriton reagimi që erdhi nga opinioni, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për t’u përshëndetur është që Reparti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së e vërtetoi identitetin e pjesëmarrësve të kësaj ngjarje dhe pres që shumë shpejt, të ketë përgjegjësi dhe dënim për të gjithë personat e përfshirë”, tha Zaev.
Në fund, kryeministri Zaev tha se kanë investuar shumë në sjelljen dhe figurën e policëve dhe se nuk do të lejohet raste të tilla të izoluara të kalojnë pa përgjegjësi dhe dënim të merituar.