Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi”, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.
“Në bazë të nenit 84, në pajtueshmëri me nenin 90 të Kushteutës dhe ropozimit të koalicionit “Mundemi”, për mandatar për formimin e qeverisë e zgjedh Zoran Zaevin, kreun e LSDM-së dhe deputetin e Kuvendit”, tha Pendarovski.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se Maqedonia e Veriut do të sigurojë qeveri e cila do të vazhdojë rrugën drejt Bashkim Evropian.
Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.