×
  • Sport
  • Sport

    Ylli triumfon kundër Prishtinës në kryeqytet

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim 70:72 (25:21, 23:12, 14:24, 8:15), në kuadër të javës së 11-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

    Pas një fillimi të baraspeshuar në pesë minutat e parë, vendasit fillojnë shkëputjen, duke pasur epërsi në dhjetë pikë, 25:15, por gjashtë pikë radhazi nga mysafirët bënë që çereku i parë të përfundojë me shifrat 25:21.

    Therandasit vazhduan me lojë të mirë për të kaluar në epërsi 25:26, por nga ky moment fillon rikthimi i kryeqytetasve, që shkuan deri në 16 pikë epërsi 48:32, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 48:33.

    Epërsia më e lartë e bardhekaltërve shkoi deri në 20 pikë, 53:33, por kampionët e Kosovës nuk u dorëzuan dhe filluan dalëngadalë të shkrijnë epërsinë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:57.

    Lojë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku në çastet vendimtare më të vëmendshëm u treguan therandasit që fituan 70:72, edhe pse luajtën pa Gëzim Morinën dhe Erjonin Kastratin, të lënduar për këtë përballje.

    Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 12 pikë e 11 kërcime dhe Nick Tomsick me 21 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Berret Benson me 20 pikë e 11 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 25 pikë.

    Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka tetë fitore dhe katër humbje.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Sport23 Tetor 2024
    Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në NBA, Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj New York Knicks me rezultat 132-109. Jason...
    Sport22 Tetor 2024
    Real Madrid ka realizuar një kthesë spektakolare ndaj Borussia Dortmund, duke fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e së martës në kuadër të...
    Sport22 Tetor 2024
    Xavi Hernandez po shfaqet si një objektiv i mundshëm për Manchester United nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Mail...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot do të organizohet një konferencë për media me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”....
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë...
    Vip22 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.