Ylfete Fanaj të martën më 23 qershor do të zgjidhet kryetare e parlamentit të Luzernit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka shkruar se marrja e kësaj detyre është nder i lartë për të, duke shtuar se mezi po i pret takimet e këtij viti, transmeton KOHA. Ky është posti më i lartë i udhëhequr nga një person me origjine shqiptare në Zvicër.
Fanaj është 37 vjeçare, me prejardhje nga Prizreni.