×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhevdet Qeriqi: Rrjedhja e ”dosjeve”, skandaloze dhe shqetësuese – priten edhe pako të tjera

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se ishte befasuese rrjedhja e ”Dosjeve të Speciales”.

    Qeriqi thotë se këto dosje nëse vërtetohet se janë nga Gjykata Speciale, do ta dëmtonte rëndë kredibilitetin  të cilin e kishte ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë, njofton Klan Kosova.

    ”Për ne ka qenë e habitshme të rrjedhin gjithë këto informacione të vetereanëve të luftës. Nëse vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale do ta dëmtojë kredibilitetin që ka pasur kjo gjykatë”.

    ”Unë kam parë në media mesa e kam kuptuar, me shpejtësi është thirrur një konferencë shtypi”.

    ”Me gjasë, është shpërndarë, por ka mundësi që ky material mund të jetë shpërndarë më herët – dhe nuk e dijmë deri ku ka arritë”.

    ”Është shumë skandaloze nëse ka ndodhë gjithë kjo rrjedhje e gjithë këtij dokumentacioni. Është shqetësuese gjithë ato deklarata e komunikime që kanë ndodhur nga zyrtarët e policisë së shtetit e të policisë së Serbisë. Dhe po priten edhe pako të tjera”.

    Më tej ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, foli edhe për fillet e para të themelimit të kësaj gjykate, njofton Klan Kosova.

    ”Si e tillë ka qenë gjykatë e papranueshme, ne nuk kemi qenë kundër hetimeve të të gjitha krimeve në Kosovë, por kjo është shqetësuese”.

    ”Është një dokument shtesë, dhe arsyeshmëri shtesë, për secilin deputet që ta shohë se çka do të votojë për vazhdimin e kësaj gjykate”.

    ”Edhe më herët kemi qenë kundër sepse ka qenë e njëanshme”.

    ”Është e vështirë, sepse janë bërë shumë investime, dhe procedurat e vet Kuvendit, procedurat kushtetuese, sepse në votimin për stopimin e kësaj gjykate, duhet të votojnë edhe komuniteti serb”.

    Lidhur me ndikimin që këto dosje do ta kenë tek dëshmitarët, Qeriqi shprehet se nuk kanë arsye të jenë të shqetësuar, njofton Klan Kosova.

    ”Nuk e besoj që derisa kanë dhënë deklarata që nuk i frikësohen, spo mund të them asgjë. Por për mendimin tim s’kanë pse të frikësohen”.

    ”Për ne është shqetësuese komunikimi i zyrtarëve të Gjykatës Speciale me disa pjesëtarë serbë. Ne e dimë se cfarë krimi kanë shkaktuar serbët në Kosovë. I dimë propagandën që e kanë bërë kundër shqiptarëve në Kosovë”.

    ”I kemi rreth 1600 të zhdukur. Kemi varreza masive të gjetura në Serbi, e tani t’ju besohet dëshmive të tyre dhe vet hetuesit e kësaj Gjykate të besojnë dëshmitë serbe, është e tmerrshme”.

    ”Ne prej ditës së parë jemi përballë në luftë direkte me Serbinë. Është dashur të gjejmë hapësirë, rrugë të furnizojmë me armatim”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.