×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Serbia ka një plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin

    FrontOnline
    14 Qershor 2021

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë që Serbia ka një plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin.

    Haliti tha që përpjekja e tyre [Serbisë] është që të mos arrijmë që të jemi shtete stabile.

    “22 vjet nga çlirimi – Kosovën e ka gjetur në njëfarë mënyrë më shumë për shkak të mospajtimeve dhe grindjeve koti mes partive politike dhe protagonistëve të caktuar për shkaqe të shumta. Nga mos përvoja dyshoj se ka hyrë një sistem i cili është i përgatitur nga memorandumi i dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, jo veq për Kosovën, por edhe për Kroacinë, Bosnjën, Maqedoninë; në përgjithësi për të gjitha ish republikat dhe krahinat që janë quajtur atëhere të Jugosllavisë”.

    “Përpjekja e tyre është që as ne, as kroatët, as boshnjakët të mos arrijnë të jenë shtete stabile. Shërbimet sekrete serbe nuk ndalen kurrë. Ato janë prezente gjithkund, në të gjitha territoret dhe kanë një histori të gjatë të veprimit, në veçanti shërbimi i ushtrisë që ka qenë KOS-i atëherë, është shumë i fuqishëm”.

    Tutje Haliti thotë që nuk beson që kemi një politikan që i shërben Serbisë sot në Kosovë.

    “Agjenta të UDB-ës e kemi zakon dhe praktikë t’i themi njëri- tjetrit dhe kjo është akuza më e lehtë që ia bëjmë dikujt por nuk e besoj që ka një politikan që i shërben Serbisë sot në Kosovë, pasi gjenerata e re është tani në politikë. Tash ata që kanë qenë dikur, pjesa kruciale ose shtylla kurrizore e shërbimeve ka qenë lidhja e komunistave të Jugosllavisë. Këtu përfshin edhe Lidhjen e Komunistëve të Kosovës dhe këta po besoj një pjesë e madhe prej tyre janë plakur dhe janë lodhur dhe nuk e kanë rolin që e kanë pasë dikur”.

    Ai thotë që kryeministri Albin Kurti ka një qasje në qeverisje, si të ishte akoma në opozitë.

    “Vazhdojnë me ato këngët e vjetra të opozitarizmit duke e akuzuar pozitën e atëhershme. Do të doja që kjo qeveri Kurti të punojë dhe të konstatojë nëse ka të meta në të kaluarën, por kjo qeveri duhet t’i përmirësojë dhe jo të merret vetëm me konferenca shtypi”.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.