×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Kurtit dhe Vuçiqit iu konvenon tensionimi i veriut, e kanë më të lehtë manipulimin e brendshëm elektoral dhe BE-në

    Aulona Konjuhi
    12 Prill 2024

    Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se javën tjetër do të ketë takim sërish mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.

    Pas tre takimeve ende puna e dinarit nuk është zgjidhur.

    Kjo çështje mund të përfundojë lehtë nëse ka arsyeje politike nga të dyja palët.

    Kështu po deklaron për Front Online anëtari për Komisionin për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti.

    Haliti thotë se duhet të zbatohet propozimi i ndërkombëtarëve.

    “Marrëveshja për dinarin është çështje e lehtë nëse mbretëron arsyeja politike nga të dyja palët . Të dëgjohet e zbatohet propozimi Euro Amerikan që i jep mundësi shtetasve të kombësisë serbe që jetojnë në Kosovë që të mësohen brenda disa muajve për mënyrën e konvertimit dhe të qarkullimit të parasë (dinarit) në territorin e Kosovës”, deklaroi Haliti.

    Haliti: Kurti po e shtynë çështjen e dinarit që të zgjasin bisedimet e dialogut

    Xhavit Haliti, anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme duke folur për Front Online ka kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurti.

    Haliti fajin për zvarritjen e çështjes së dinarit ia ka hedhur Kurtit.

    Ai thotë se kryeministri për t’i zgjatur bisedimet e dialogut po shtynë procesin e dinarit.

    “Kurti e nxori teknikisht problemin e dinarit me qëllim që t’i shtyjë sa më shumë bisedimet që kanë të bëjnë lidhur me çështjet kryesore e të nënshkruara e për të cilat është zotuat për t’i zbatuar. Edhe fillimin e bisedimeve në Bruksel , negociatorët i patën quajtur “bisedime teknike”, theksoi Haliti.

    Përmes bisedimeve në Bruksel, Kurti po i shtynë zgjedhjet e reja, thotë Haliti.

    Deputeti i PDK-së deklaron se situata e tensionuar në veri të Kosovës iu konvenon Kurtit dhe Vuçiqit.

    “Përmes këtyre bisedimeve kryeministri po i shtynë edhe zgjedhjet e po e kufizon presionin ndërkombëtar për zgjedhje të reja. Edhe Kurtit edhe Vuçiqit iu konvenon situata e tensionuar në veri, sepse manipulimin e brendshëm elektoral e kanë më të lehtë dhe BE . E kanë më të lehtë ta manipulojnë duke e akuzuar njëri tjetrin dhe duke ushtruar presion te qytetarët, veçanërisht te qytetarët serb shtetas të Kosovës”, u shpreh ai.

     Deputeti i PDK-së: Vuçiq po dëshiron të kenë serbët pakënaqësi që të bind aleatët se Qeveria kosovare po bënë presion

    “Vuçiq po dëshiron të kenë serbët pakënaqësi që të bind aleatët që Qeveria kosovare po bënë presion”.

    Kështu po deklaron për Front Online deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

     “Problemi qëndron se Vuçiq dëshiron që serbët në Kosovë të kenë sa më shumë pakënaqësi me qëllim që të përpiqet ta bindë BE e SHBA që Qeveria e Kosovës po ushtron presion ndaj serbëve , përmes shkeljes së përditshme të të drejtave të njeriut duke shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe shkeljen e Kushtetutës , me shpresën që pas një sulmi të mundshëm faktorët ndërkombëtarë ti mbyllin sytë”, thotë Haliti.

    Deputeti i PDK-së tha se bazuar në qëndrimet e palëve, NATO e ka marr përgjegjësin mbi sipër çështjen e sigurisë.

    “Duke parë qëndrimet aventureske të të dyja palëve, NATO ka ndërmarrë hapat e duhur parandalues, për ta ruajtur qetësinë paqen e rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, përfundoi deputeti i PDK-së./FrontOnline/

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Raportet Kosovë-Hungari dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ishin tema diskutimi të takimit ndërmjet Komisionit për Punë të Jashtme dhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e nesërm që pritet të mbahet mes kryenegociaotrëve të Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se rinovimi i shkollës “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës, ka kushtuar mbi...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë Serbi, Edita Tahiri ka dekonspiruar efeketet e para të shefit të CIA`së Willam Burns në Bosnje, Serbi...
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava. Në takim u diskutua për “angazhimin...
    Sport16 Shtator 2024
    Trajneri i Tottenham-it, Ange Postecoglou, ka thënë se gjithmonë fiton “gjëra në vitin e dytë” pas humbjes 1-0 në derbin e Arsenalit....
    Vip16 Shtator 2024
    Që prej zyrtarizimit të lidhjes së Mozzik dhe Lotina Hazirit, komente të shumta në rrjet e kanë krahasuar kete të fundit me...
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar për konfiskim të mallrave të pa deklaruara nga një qytetar në aeroport Personi i dyshuar, pas kontrolleve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor ka folur rreth vizitës së drejtorit të CIA-s, Ëillaim Burns në Kosovë, Serbi dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.