Xhandarmëria serbe ka arrestuar mesditën e sotme dy banorë të fshatit Përpellac të Komunës së Podujevës.
Të arrestuarit janë Nexhmi M. Dhe Gentian M.
Ata dyshohet se ishin duke punuar arën e tyre, në momentin kur janë kapur nga xhandarmëria serbe.
Atyre u janë konfiskuar një traktor dhe rimorkio, raporton llapi.info.
Të arrestuarit kanë folur me familjarë, duke iu bërë me dije se janë mirë dhe se të hënën do të dalin para gjykatës në Serbi.
FrontOnline për këtë ka kërkuar përgjigje edhe në Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk janë përgjigjur. /FrontOnline