×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Xhaferi: Mbështetja e agresionit rus nga vendet e rajonit, e sjellë Ballkanin në situata jo të favorshme

    FrontOnline
    22 Prill 2024

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka konsideruar se mos mbështetja e sanksioneve kundër agresionit rus në Ukrainë, nga disa vende të rajonit mund të sjell Ballkanin në situata jo të favorshme.

    Sipas tij, kjo për faktin që rajoni, në këtë rast Ballkani Perëndimor, historikisht ka qenë i lënduar në situata të caktuara.

    Për këtë kryeministri Xhaferi, ka theksuar se është e rëndësishme që vendet e rajonit të kenë qëndrimet e tyre duke kundërshtuar agresionet që destabilizojnë rajonin.

    “Nuk është çështje që mund ta them unë, ta konstatoj se sa është e rrezikuar, ajo është çështje e ndërlidhur. Parimi i enëve të ndërlidhura vlen edhe këtu, për faktin që nëse në rajon një vend nuk mbështeten sanksionet kundrejt Federatës ruse dhe nuk deklarohet kundër agresionit rus në Ukrainën. Nuk ka qëndrim të caktuar kundrejt raporteve në lindje të mesme, nuk do mend që rajoni jonë edhe historikisht është rajon fragjil, do të thotë i lënduar në situata të caktuara”, ka thënë ai.

    Xhaferi ka kërkuar që vendet duhet të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuara në rregullimin e raporteve për ti tejkaluar situata të cilat mund ta sjellin në rrezik rajonin.

    Ai ka theksuar se çdo vend duhet që t’i jap përparësi dialogut e diskutimeve.

    “Nga kjo buron që ne të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm, të kujdesshëm dhe të angazhuar në rregullimin e raporteve tona dhe në tejkalimin e situatave të mundshme që të japim përparësi dialogut, mirëbesimit, diskutimit përparësi gjithnjë do të thotë bisedimeve para çdo elementi tjetër. Por gjithsesi çdo linjë duhet bërë përpjekjet e veta dhe vlerësimet e veta për atë se si është se çka është situata”, ka thënë ai./EO

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.