Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar se është gati të rikthehet në stolin e trajnerit.
Pas shkarkimit nga Barça në fund të sezonit të kaluar, ai tani po përgatitet për një rikthim në futbollin e nivelit të lartë.
“Deri në qershor kam nevojë për qetësi. Pas qershorit, do të shohim se çfarë ofron tregu i klubeve”, u shpreh Xavi.
Ai ka folur për periudhën e tij larg futbollit.
“Po jetoj, po shijoj jetën. Kam ndjesinë se nuk kam pasur kurrë kohë të lirë dhe tani po e shijoj duke udhëtuar me fëmijët dhe gruan time. Po shijoj përditshmërinë, të qenit baba. Po shikoj ndeshjet e futbollit pa pasur tensionin apo presionin e rezultatit. Jam i lumtur, vërtet i lumtur”, tha strategu spanjoll./RTK