Qyteti prej nga nisi e gjithë pandemia COVID-19 dhe më i godituri në Kinë, Wuhani, do të rihapë të gjitha shkollat dhe çerdhet të martën, kanë bërë të ditur autoritetet.
Rreth 2842 institucione arsimore në qytet do t’ua hapin dyert 1.4 milionë studentëve në fillimin e semestrit vjeshtor, kanë njoftuar zyrtarët. Universiteti i Wuhanit do të rihapet të hënën, raporton Reuters, të shtunën.
Studentët janë rekomanduar të mbajnë maskat dhe të anashkalojnë transportin publik.
Shkollat janë urdhëruar që të paraqesin raport ditor tek autoritetet e shëndetit dhe po ashtu për të mos mbajtur tubime masive të panevojshme, transmeton KOHA.
Studentët e huaj dhe mësimdhënësit të cilët nuk kanë marrë thirrje për t’iu kthyer mësimit, nuk janë të lejuar të kthehen aty.
Wuhani ka qenë i izoluar për më shumë se dy muaj nga mesi i janarit. 3869 të vdekurit nga koronavirusi në këtë qytet përbëjnë më shumë se 80 për qind të shifrës totale të rasteve në Kinë.
Ëuhani ka filluar t’i kthehet normalitetit që nga prilli, kur masa e izolimit u hoq dhe nuk u paraqit shpërthim i ri i kronavirusit në ndonjë zonë.