×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Shkëmbimi i territoreve është mposhtur, marrëveshja finale krijon një Kosovë të re

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Analisti gjerman në Këshillin për Politikë dhe Demokratizim në Berlin, Bodo Weber, gjatë vitit 2021 pret një rivendosje të vërtetë të dialogut dhe beson se marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë do të krijojë një Kosovë të re, ku komuniteti shqiptar dhe ai serb do të jetojnë të qetë pranë njëri-tjetrit.

    Në një intervistë për portalin “Kosovo Online”, Weber tha se viti 2020, nga njëra anë, ishte edhe një vit i humbur në dialog, në kuptimin që nuk ka pasur negociata reale për një marrëveshje përfundimtare për tri vjet e gjysmë.Nga ana tjetër, sipas Weber, 2020 ishte një vit në të cilin ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve u mposht përfundimisht.

    Sipas tij, kjo ide do të kënaqte vetëm interesat personale të dy presidentëve [Thaçit dhe Vuçqit] dhe disa përfaqësuesve të papërgjegjshëm të Perëndimit.

    Weber vlerëson se kjo ide do të çonte në një eksod kolektiv të serbëve në jug të Ibrit dhe se veriu i Kosovës do të përfundonte, siç tha ai, në një Serbi autokratike me një status të ngjashëm me Kurshumlinë”, transmeton Telegrafi.Sipas analistit gjerman, rivendosja e dialogut duhet të çojë në fillimin e negociatave të mirëfillta për një marrëveshje gjithëpërfshirëse bazuar në parimet nga viti 2014, të cilat ai thotë se atëherë u pranuan nga Beogradi, respektivisht se koha për ndryshimin e kufijve në Ballkan ka kaluar.Weber beson se Serbia duhet t’i kthehet politikës reale bazuar në faktin se, vetë është përgjegjës për humbjen e Kosovës dhe se fokusi i dialogut duhet të jetë në normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të serbëve në Kosovë.

    “Unë besoj se pasi është vendosur korniza dhe parimet e negociatave, e cila përfshin, e këtë e di edhe presidenti Vuçiq, njohjen e Kosovës nga Serbia në një proces të gjatë të zbatimit të marrëveshjes përfundimtare, e cila duhet të përfundojë me pranimin e Serbisë në BE, do të gjendet zgjidhje reale për të gjitha temat e hapura bilaterale, duke përfshirë edhe këtë [njohjen e Kosovës nga Serbia]”, tha Weber.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.