×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Largimi i Thaçit e Veselit duhet të shihet si fillimi i shkatërrimit të elitës politike të (pas)luftës

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber, vlerëson se Kosova ka nevojë për një reformë kushtetuese të sistemit politik. Sipas tij, ajo që ka ndodhur viteve të fundit dhe veçanërisht në vitin 2020, tregon se sistemi politik i Kosovës pas luftës është thyer thellësisht. Weber i ka thënë KOHËS se largimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duhet të shihet si fillimi i shkatërrimit të elitës politike të (pas)luftës.

    Weber ka deklaruar se Thaçi, i cili është një nga figurat kryesore të historisë së fundit në Kosovë dhe pavarësisë së saj, ka privatizuar dialogun me Serbinë për interesin e tij personal. Madje, sipas tij, ishte i gatshëm edhe ta tregtojë një pjesë të territorit të vendit, e për të cilin Weber deklaron se nuk është asgjë tjetër përveç akt tradhtie. Ai thotë se lidhur me këtë, shumica e elitës politike nuk është e gatshme të dalë publikisht kundër.

    Njohësi i çështjeve të Ballkanit tutje ka përmendur edhe menaxhimin e situatës me COVID-19, për të cilën thotë se u politizua nga fillimi.

    “Ne pamë në fillimin e këtij viti që një pjesë e madhe e elitës politike ishte e gatshme të keqpërdorte marrëdhëniet tradicionale kosovare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zgjidhur rezultatet e brendshme politike. D.m.th. të rrëzojë një qeveri. Dhe pamë të njëjtat elita duke keqpërdorur çështjen e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e nevojshme në të gjithë vendin pas situatës me Covid-19, për të njëjtin qëllim, vetëm për ta bërë atë çështje të harrohej në momentin kur ndryshimi i qeverisë ishte e kryer, përkundër shpërthimit të një numri të infeksioneve pas verës, të cilën për fat të keq nuk mund ta quaj ndryshe nga – vrasje masive politike në vazhdimësi”, ka thënë ai.

    “Tash largimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit mund të shihet si fillimi i shkatërrimit të elitës politike të (pas)luftës”.

    Weber konsideron se Kosovës i duhet një president që përfaqëson unitet. Ai ka thënë se zgjedhja e një figure të tillë mund të jetë hap i rëndësishëm drejt një reforme të sistemit politik në vend.

    “Një president i cili është i orientuar drejt së ardhmes, idealisht dikush që di të përfaqësojë Kosovën në skenën botërore dhe që di diçka ideale për negociatat ndërkombëtare – i cili mund të ndihmojë partitë parlamentare në gjetjen e unitetit të nevojshëm në rivendosjen e ardhshme të Kosovës në negociatat e Serbisë”, ka thënë ai.

    Në fillimin e vitit 2021 Kosova do të ballafaqohet me zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli antikushtetuese votën e deputetit Etem Arifi, e që ishte vota vendimtare për votimin e Qeverisë Hoti. Ndonëse Kushtetuesja ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë i cili ia mundëson ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani të caktojë datën e zgjedhjeve. Porse Weber ka theksuar se ka dyshime se parlamenti i ri, i dalë nga këto zgjedhje, do të bllokohet përsëri, pikërisht për shkak të zgjedhjes së presidentit.

    Osmani është ushtruese detyre e presidentes që nga nëntori, kur Thaçi dha dorëheqje që të paraqitet para Gjykatës Speciale në Hagë. Bashkë me Thaçin, po akuzohen edhe Veseli, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

    “Nga këto zgjedhje pres një ndryshim të gjeneratës politike, pavarësisht se kush fiton në fund. Por në anën tjetër, kam dyshime serioze se parlamenti i ri do të jetë i bllokuar duke mos gjetur marrëveshje për zgjedhje e presidentit”, ka thënë ai.

    “Me administratën Biden do të ketë rivendosje të vërtetë të dialogut Kosovë-Serbi”

    Weber ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se pala kosovare përgjatë tri viteve e gjysmë në negociata për një marrëveshje përfundimtare ka treguar kaos të akterëve të përfshirë.

    Ato negociata, thotë ai, kryesisht për shkak të përgjegjësisë së disa akterëve në BE dhe SHBA, deri më tani nuk kanë qenë negociata të vërteta për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse. Por, sipas tij, meqë arriti të parandalohej marrëveshja për shkëmbim toke, këto bisedime nuk ishin të dëmshme.

    Ai ka thënë se me ardhjen e administratës së udhëhequr nga presidenti i ri Joe Biden, sheh një kthim të bashkëpunimit të ngushtë transatlantik dhe një rivendosje të vërtetë të bisedimeve Kosovë Serbi, duke shtuar se do të jetë çështje thelbësore për vitin 2021 dhe si e tillë do të bëjë që ky kaos i akterëve të përfshirë të marrë fund.

    “Në këtë aspekt është mirë që Gjykata Kushtetuese ka parandaluar që situata aktuale të zvarritet deri në afatin përfundimtar për zgjedhje të jashtëzakonshme, deri në prill të vitit të ardhshëm, ndonëse kemi edhe një vendim të qartë nga Gjykata. Pyetja mbetet nëse partitë në parlament do gjejnë mënyrë për të zgjedhur presidentin e ri pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.

    Dialogu rifilloi në vjeshtë pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë në praninë e ish-presidentit Donald Trump, nga ku dolën me një listë zotimesh të dyja shtetet. E pas kësaj u mbajtën edhe disa takime të tjera në nivel ekspertësh e po ashtu edhe mes kryeministrit Avdullah Hoti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, porse marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve duket të jetë e largët, pasi Vuçiq potencon se nuk do ta njohë Kosovën e pala kosovare thotë se s’do të ketë marrëveshje përfundimtare pa njohje të ndërsjellë.

    “Procesi i integrimit të Kosovës i rrezikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja”

    Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber, ka thënë se procesi i integrimit të Kosovës dhe Serbisë është i rrezikuar nga Bashkimi Evropian dhe pastaj edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë lënë negociatat të shkojnë plotësisht jashtë planit.

    Porse sipas tij, kjo nuk do të ndikojë në çështjen, siç e ka quajtur ai, të trishtë të liberalizimit të vizave. E për këtë çështje, sipas Weberit, Kosova është bërë dëm kolateral i mosunitetit të BE-së për politikat e migracionit.

    “Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian i Kosovës dhe i Serbisë është i rrezikuar nga BE-ja dhe më pas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka lejuar që negociatat të shkojnë plotësisht jashtë planit. Kjo nuk do të ndikojë në çështjen e trishtë të liberalizimit të vizave, ku Kosova është bërë totalisht papranueshëm dëm kolateral i gjendjes së mosunitetit të BE-së lidhur me politikat e ‘përbashkëta’ të azilit dhe migracionit”, ka thënë tutje ai.

    Për një kohë të gjatë nga institucionet e vendit është thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Porse një nga problemet kryesore mbetet mosluftimi i korrupsionit dhe mungesa e aktakuzave të profilit të lartë. Ndërkaq raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se po të varej nga Parlamenti Evropian, Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave.

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ka ndalë mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës....
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, ku ka marrë pjesë në Samitin global ‘Vital Voices Summit’, bëri të ditur...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në orën 18:00 do ta ketë një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e fundit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deputetit të komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, në lidhje me ankesën...
    Vip12 Shtator 2024
    Mimoza Shkodra pas një sezone të ngarkuar me koncerte e mbremjë të shumta ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi. Këngëtarja nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.