Presidentit amerikan, Joe Biden, po i jepen përditësimet më të reja të informatave lidhur me situatën e krijuar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Kështu tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson.
“Irani ka nisur një sulm ajror kundër Izraelit. Presidenti Biden po përditësohet rregullisht për situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan në njoftimin e lëshuar në X.