Ai në një intervistë për RTK-në, është shprehur i zhgënjyer pas publikmit të informatës për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.
Walker është shprehur se edhe presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq, ka përgjegjësi për krimet në Kosovë, pasi që ka qenë ministër në qeverinë serbe.
“Ai ka qenë pjesërisht përgjegjës për atë punë, sepse ka qenë ministër i qeverisë që urdhëronte forcat serbe të sigurisë të bënin ato që bënin në Kosovë gjatë viteve 1998-99 e si pasojë e kësaj ishte edhe Reçaku”, ka thënë ai. Ai ka ftuar prokurorë të hulumtojnë për presidentin serb.
Walker ka kërkuar nga liderët e Kosovës unitet në këtë kohë, të cilën e ka quajtur të keqe për Kosovën.