×
  • Lajme
  • Lajme

    VV shpresojnë se LDK’ja do të qëndrojë në sallë për presidentin pavarësisht ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ka qenë në kuadër të premtimeve të këtij subjekti politik, teksa ka pritur konstruktivitet politik nga partitë e tjera opozitare.

    Kollçaku këto deklarime i bëri për T7, pas mbledhjes së mbajtur nga Qeveria e Kosovës. Në këtë mbledhje u aprovua ndryshimi për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, për të cilën u tha se do të niset për në Kuvend.

    “Ne jemi në pritje të konstruktivitetit të subjekteve politike, në ndërkohë ne e kemi bërë një zotim se do ta ndryshojmë ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ku jemi zotu që mërgatës të votohet shumë më lehtë në të ardhmen. Presim subjektet e tjera ta kryejnë obligimin kushtetues. Ata kanë dhënë një zotim para se me ndodh kjo, unë mendoj që të gjitha subjektet e tjera politike duhet ta kenë prioritet ndryshimin e këtij zgjedhje, sepse vërtetë kemi obligim ndaj bashkatdhetarëve tanë. Nuk do të ishte mirë të shihej si kërcënim, kjo është në kuadër të zotimeve tonë”, deklaroi Kollçaku për T7.

    Burime të T7 kanë bërë me dije se ka pasur pakënaqësi përbrenda LDK’së si rrjedhojë e propozimit të ndryshimit të këtij ligji, andaj për këtë arsye është thirrur konferencë nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në ora 20:00.

    Të njëjtat burime kanë bërë me dije se seanca e Kuvendit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahet në ora 21:00.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, kanë komplikuar kapacitetet...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar...
    Lajme11 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Emisari Aleksander Kasanof, ka qëndruar në Kosovë me ç’rast ka takuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Instituti Demokratike i Kosovës ka thënë se bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme është publikuar një artikull i cili nxiti debat dhe reagime gjithandej për shkak të kushteve jo të mira,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka reaguar në lidhje me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Azemi...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka uruar ekipin e FSK-së për marrjen e medaljes së argjendtë në ushtrimin “Cambrian...
    Lajme11 Tetor 2024
    Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Musliu-Shoshi ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.