×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja me komunikatë për francezët: Mbështesni subjektet e majta

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, në një komunikatë për media ka bërë thirrje për mbështetje të subjekteve të majta në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Francë.

    Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, VV-ja ka shprehur shqetësimin për fitoren e një qeverie që udhëhiqet nga e djathta ekstreme.

    “Kjo do të rrezikonte jo vetëm rizotimin e Bashkimit Evropian për angazhim drejt zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por do të përhapte edhe më tej narrativat destruktive dhe dezinformatat e ekstremit të djathtë për Kosovën, në veçanti të ushqyer nga boshti Moskë-Beograd.

    Në këto rrethana mbesim me shpresë që bashkimi i subjekteve të majta nën emrin ‘’Nouveau Front Populaire’’ do të triumfojë dhe do ta parandalojë fitoren dhe ardhjen në pushtet të së djathtës ekstreme, gjë që do të ishte fatale për shoqërinë dhe vlerat e solidaritetit dhe bashkëjetesës jo vetëm në Francë, por kudo nëpër kontinentin e Evropës.” – thuhet në postim.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbetur pa fjalë pas lajmit për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. “Asnjë fjalë...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dy gra janë arrestuar dje në Podujevë, pasi njëra dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm dhe tjetra i ka ndihmuar. Në...
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e gjobave të trafikut për 24 orët e fundit. Gjithsej janë regjistruar 1 mijë e 324...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia në Ferizaj gjatë muajit qershor ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. “Policia Rajonale e Ferizajt...
    Lajme01 Korrik 2024
    Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi është shprehur se me shkrimet dhe mendimet e shkrimtarit Ismail Kadare u lind ideja...
    Kronika01 Korrik 2024
    Policia ka njoftuar se janë hequr posterët dedikuar Vuçiqit që ishin vendosur në Zveçan. Ato do të përdoren si prova materiale derisa...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian....
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Ai ka shkruar se shqiptarët sot...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë sërish apel qytetarëve që të kursejnë ujin e pijes. KRU “Mitrovica” ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.