×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja kundër Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës, Ramën e quan “turpi i qytetit”

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka përsëritur qëndrimin kundër Planit Zhvillimor të Kryeqytetit, teksa kryetarin Përparim Rama e kanë quajtur si “turpin e qytetit”.

    Shefi i asamblistëve të kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se edhe Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë. Ka pasur akuza për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë në pushtet në Komunën e Prishtinës.

    “Ky plan ka shumë të meta përmbajtjesore. Për pak muaj do të hyjmë në vitin e fundit te mandatit të Ramës. Një person që në praktikë e ka dëshmuar që nuk ua do të mirën qytetarëve. Kjo qeverisje e ka pasur kohën e mjaftueshme për ta bërë një plan të mirëfilltë, por është dashur te merret me kontrata të paligjshme. Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë. Duhet t’ia bëjmë me dije LDK-së që jo çdo gjë blihet me pare, sepse ka parime dhe qëndrime në funksion të qytetarëve. Qytetarët nuk ia kanë borxh një plan kundërligjor”, u shpreh Sveçla.

    Asamblistja e VV-së, Nora Kelmendi, ka theksuar se plani që kanë marrë është i mangët si dokumentacion, ndërsa thekson se edhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë minimale, shkruan Ekonomia Online.

    “Plani i dërguar te ne është i mangët si dokumentacion, pra mungon analiza dhe krahasimi. Draftraporti i planifikimit strategjik është i vitit 2021. Kjo na fyen sepse kryetari po na sjell plane të vjetra. Pjesëmarrja në takime me qytetarët ka qenë minimale. Më shumë ka pasur kabinet të kryetarit sesa qytetarë. Këtë plan, iu bëjmë thirrje subjekteve të tjera të mos e mbështesin, mos lejoni të përsëritet Badoci. Ky kryetar është turpi i qytetit”, ka thënë ajo.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka përshëndetur punimet e Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionales Socialiste përmes një video mesazhi, teksa ka...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u ka premtuar dy familjeve në Shtërcp renovimin e shtëpive në Shtërpc, komunë kjo u...
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Izmir. “Izmiri, nuk është aspak i...
    Të tjera
    Sport06 Korrik 2024
    Kanë përfunduar 120 minuta lojë në ndeshjen Angli – Zvicër. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 2, me fituesin që do të përcaktohet...
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi ka takuar pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave...
    Lajme06 Korrik 2024
    Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje...
    Sport06 Korrik 2024
    Teksa nuk kaloi as një minutë pas golit të Breel Embolos, Anglia ka reaguar menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1. Ishte Bukayo...
    Lajme06 Korrik 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren rreth pasditen e së shtunës, ku një automjet ka goditur një biçiklist. Vesel Gashi,...
    Lifestyle06 Korrik 2024
    Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.