×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e paralajmëron Hotin për Asociacionin: Territori është i Republikës së Kosovës

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Asociacioni i komunave me shumicë serbe duket se do të rikthehet në fokus të dialogut Kosovë-Serbi në takimin e kësaj të enjte në Bruksel, edhe pse autoritetet kosovare insistojnë se kjo temë “do të jetë vetëm pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet të dyjave vendeve”.

    Gjatë ditës është raportuar se delegacioni nga Beogradi, i udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën do të diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe çështjen e pronës.

    Një gjë e tillë në Kosovë është kundërshtuar si nga kryeministri Hoti, ashtu edhe nga opozita.

    Agon Batusha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për Front Online, se kjo çështje duhet që të rregullohet në bazë të ligjeve të Kosovës, pa pasur përfshirje të Serbisë.

    “Në marrëveshjen e mëparshme të Brukselit, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është dhënë vërtetimi se janë shkelur 20 e diçka nene të Kushtetutës së Kosovës dhe ka hedhur poshtë atë marrëveshje. Asociacioni i Komunave të Kosovës është çështje e brendshme e Kosovës dhe duhet që të rregullohet nga Kosova në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka thënë ai.

    Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë që të diskutojë me Serbinë për krijimin e këtij Asociacioni.

    “Nuk është e nevojshme që të diskutohet me Serbinë për qytetarët tanë. Serbët janë qytetarë tanë dhe territori është i Republikës së Kosovës dhe nenet mund ta zgjidhin vet këtë çështje pa pasur nevojë që të bisedohet me Serbinë”, ka thënë Batusha për Front Online.

    Ai theksoi se nuk duhet lejuar asgjë që është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, përfshirë këtu edhe krijimin e këtij Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

    “Çka do që është në kundërshtim me Kushtetutën nuk duhet që të lejohet”, ka thënë ndër të tjera deputeti i VV-së.

    Në ndërkohë lidhur me hapjen e kësaj teme në takimin e nesërm në Bruksel, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës, raporton tutje Front Online.

    Nga ta u tha se është një gabim i madh dhe i rrezikshëm hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën për vizitë zyrtare njëditore në Medvegjë e Bujanoc...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan. Kjo është bërë e ditur përmes...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 1 milion e 108 mijë eurove për mbështetjen e të gjitha familjeve shqiptare...
    Të tjera
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën një...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Mbrëmë në orët e vona, Ministria e Ekonomisë tha se bashkë me KOSTT-in dhe KEDS-in mbajtën një takim të përbashkët për të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Albert Krasniqi, drejtor i programeve në Organizatën Joqeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë  se  vendimi për mos certifikimin e Listës Serbe ka shkelur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.