Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur në raportim kryeministrin Avdullah Hoti përpara Komisionit për Legjislacion lidhur me deklarimet e tij për marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Sot, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, anëtarë të Komisionit për Legjislacion kanë dorëzuar kërkesën për të ftuar në raportim para komisionit Avdullah Hotin lidhur me deklarimet e tij se do të zbatohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkundër se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur dhe konstatuar se kjo marrëveshje bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 23 nene”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Vetëvendosje e konsideron “Zajedincën” si projekt të vdekur përderisa Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetuese këtë marrëveshje të nënshkruar në vitin 2015.