×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Vushtrrisë i dështoi tenderi për dekorim për festat e fundvitit, kërkohet futja e kompanisë në “listë të zezë”

    FrontOnline
    22 Janar 2020

    Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, i ka mbetur i padekoruar qyteti për festat e fundvitit, pasi që kompania e rekonduar për nënshkrim të kontratës “Elektro” ishte skualifikuar nga gara për shkak të borxheve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporton portali “Front Online”.

    Pikërisht për shkak të dështimit të këtij tenderi, vlera e parashikuar e së cilit ishte rreth 6000 euro, Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) që operatorin ekonomik “Elektro” që të futet në listës të zezë të kompanive, me arsyetimin se me nënshkrimin e “Deklaratës nën betim” ka paraqitur deklarata jo të sakta.

    Në seancën e planifikuar gjatë ditës së sotme të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hyda Dallku nga Komuna e Vushtrrisë ka deklaruar se  operatori ekonomik, kompania “Elektro” ka sjellë një dëshmi e cila rezulton se është obligues ndaj ATK-së.

    “Autoriteti Kontraktues ka vlerësuar se nënshkrimi i deklaratës nën betim me të cilën operatori ekonomik ka siguruar Komunën e Vushtrrisë që i përmbushë kërkesat nuk është i sakt dhe si rrjedhojë kjo paraqet një fakt jo të sakt për Komunën, ku kompania “Elektro” ka qenë e papërgjegjshme”, ka deklaruar Dallku nga Komuna e Vushtrrisë.

    Në anën tjetër, Ekrem Salihu, përfaqësues i kompanisë “Elektro”, e ka kundërshtuar kërkesën e Komunës së Vushtrrisë për futje në “listë të zezë”, duke thënë se kjo është e kundërligjshme.

    “Është e qartë se për t’u futur në listë të zezë një operator ekonomik duhet të ofroj dëshmi të rreme, apo dokument të falsifikuar, gjë që në rastin konkret nuk ka as dëshmi të rreme e as dokumente të falsifikuara, por është një borxh ndaj ATK-së”, ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë “Elektro”.

    Edhe eksperti shqyrtues, Visar Bibaj, ka deklaruar se kompania nuk ka dorëzuar as dokumente të falsifikuara as të dhëna të pavërtetë.

    Por, me deklaratat e këtij të fundit nuk është pajtuar Saranda Cakaj nga Komuna e Vushtrrisë, e cila ka debatuar ashpër me panelin shqyrtues, të cilin e ka kryesuar Nuhi Paçarizi, duke thënë se kompania e rekomanduar për këtë tender ka gënjyer me rastin e nënshkrimit të deklaratës nën betim dhe për pasojë e ka lënë Komunën pa dekorim për festat e fundvitit.

    Sipas Cakajt, kompania në fjalë duhet penalizuar që mos të marrë pjesë në tenderë së paku për një vit.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

     

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Të hënën në Rrugën Nacionale Mitrovicë-Leposaviq është arrestuar një person pasi ka tentuar t’u japë ryshfet policëve. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...
    Kronika09 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Ferizaj. Vëllai i saj ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se...
    Kronika09 Prill 2025
    Një vajzë e mitur ka shkuar nga Ferizaj në Prizren për të bashkëjetuar me një person. Policia ka bërë të ditur se...
    Kronika09 Prill 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 84 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar në përvjetorin e 17-të të Kushtetutës së Kosovës respektimin e saj. Ai ka deklaruar se, megjithëse Kushtetuta...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.