Një rast fort i pazakontë ka ndodhur dje në Vushtrri.
Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.
Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.