Komuna e Vushtrrisë ka ndarë mirënjohje dhe shpërblime për nxënësit me rezultate të larta në garat komunale e republikane.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë, ka ndarë mirënjohje dhe shpërblim me të holla për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të Komunës së Vushtrrisë.
Janë gjithsej 23 nxënës të cilëve i janë ndarë mirënjohje dhe shpërblim në të holla në shumë 150€, 120€ dhe 100€.
Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar të përkrahë nxënësit me arritje të larta me qëllim të motivimit të tyre për suksese edhe më të kulmore në nxënien e dijes