
Dy burra nga Vushtrria kanë pësuar lëndime trupore, pas një përleshje prej të cilës janë goditur me thikë nga i roja i pyllit.
Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit, derisa ishin duke vjedhur dru, raporton Front Online.
Tutje është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë që të tre personat e përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, roja e pyllit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar. /Front Online/