Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri nën dyshimin të blerjes dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
Të dyshuari gjatë kontrollit i është konfiskuar një veturë, dhe një sasi e madhe e narkotikëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të tij dhe dy vendbanimeve, janë gjetur dhe konfiskuar 377.6 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, dy peshore dhe një grinder. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një veturë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.