×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin ofendon shqiptarët, i reagon ashpër Kamberi

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Ministri serb, Aleksandër Vulin po vazhdon të përdorë termin “siptari” kur iu referohet shqiptarëve.

    Ai thotë se nuk fyhet nga ajo që thotë Vulin, pasi që nuk mund të ndihesh i ofenduar nga një person që nuk ka dinjitet.

    “Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”. Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme. Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët”, thotë ai.

    “Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit”, shtoi Kamberi.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...
    Lajme14 Tetor 2024
    Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore e as drejtuese në korporatë vendos se kur të...
    Sport14 Tetor 2024
    Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë.   Ky gol erdhi si dhuratë për ditëlindjen e...
    Sport14 Tetor 2024
    Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë. Tekniku kuqezi deklaroi se ishte një ndeshje e mirë,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar takim bilateral me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Nga kancelari gjerman kryeministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.