×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vulin kërkon drejtësi për sulmin me gurë ndaj Vuçiqit në Srebrenicë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Masakra e Srebrenicës sot është kujtuar me dhimbje nga familjarët e viktimave në Bosnjë, por edhe në shumë vende të tjera.

    Megjithëse Serbia kritikohet shumë për mos marrjen e përgjegjësisë për krimet mizore që bëri në këtë masakër, ministri që sot është në krye të forcave serbe ka kërkuar drejtësi për një sulm me gurë ndaj Aleksandër Vuçiqit, i cili pesë vjet më parë nuk u mirëprit në vendin e gjenocidit nga familjarët e viktimave, njofton Klan Kosova.

    Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin kritikoi përsëri autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, sepse “askush nuk u përpoq të zbulonte emrat e autorëve të vrasjes së mbetur në tentativë të Aleksandar Vuçiq në Srebrenicë”.

    “Kanë kaluar pesë vjet nga përpjekja për vrasjen e Aleksandar Vuçiqit në Srebrenicë. Askush nuk është arrestuar ose dënuar. Asnjë nga politikanët boshnjakë nuk kërkoi falje ose nuk tregoi keqardhje, ata heshtën ashtu si ata që shikuan me qetësi sulmin presidentin e Serbisë”, tha sot Vulin, shkruan Tanjug.

    Videoja e mëposhtme tregon sulmin që boshnjakët kishin bërë ndaj Vuçiqit pesë vjet më parë kur ai shkoi për vizitë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.