×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vulin: Bashkë me ushtarët serbë nga Muhoci në Karaçevë patrulluan ushtarët turq e amerikanë

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuli, u tha sot gazetarëve në Krushevac, në lidhje me pohimet se Ushtria e Serbisë ka shkelur kufirin, siç e quan ky – vijën administrative me Kosovën, në fakt bëhet fjalë për një patrullë të njëkohshme të Ushtrisë së serbisë dhe të KFOR-it dhe se ka pasur drejtimin paraprakisht të përcaktuar dhe se nuk ka pasur kurrfarë kalimi ilegal, raportojnë mediat serbe.

    Ai ka thënë se ishte aktivitet i rregullt.

    “E vetmja e vërtetë është se patrulla e njëkohshme e Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it dhe Komandës rajonale Lindje, do të thotë kontingjentit turk, bashkë me dy nga kontingjenti i SHBA, nga ora 16.50 deri në orën 18.10 ka pasur një patrullim të njëkohshëm nga drejtimi i fshatit Muhoc deri në fshatin Karaçevë e Ulët, sipas vijës administrative paraprakisht të përcaktuar”, është shprehur Vulin.

    Ai ka thënë: “Dihet me saktësi ku lëvizin ata dhe paraprakisht duhet se nga do të lëvizet”.

    Vulin ka thënë se tash disa ditë janë të pranishme përpjekjet e Prishtinës që “edhe njëherë të sulmojnë Ushtrinë e Serbisë dhe të thonë se nuk po respektohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkel vijën administrative” (kështu ai e quan kufirin midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë – sqarim ynë).

    Ai ka shtuar se qëllimi është që me patrulla të njëkohshme të përfshihen e pjesëtarët e forcave policore të Kosovës.

    “Ushtria e Serbisë e ka refuzuar disa herë këtë, ne kemi marrëveshje të nënshkruar me KFOR-in, me askënd tjetër”, ka thënë Vulin dhe ka shtuar se Beogradi nuk njeh askënd tjetër pos KFOR-it, si dikë që është i ngarkuar për sigurinë në tërë territorin e Kosovës, transmeton Koha.net.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani. Këtë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo. Osmani thotë se bashkëpunimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Avokati përfaqësues i dëshmitarit Halil Çadraku, u ankua të martën në Hagë për përkthimin e po ashtu edhe për shqiptimin e mbiemrit...
    Të tjera
    Kronika26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq të Prishtinës. Me urdhër të prokurorit është bërë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar të premten nga autoritetet serbe. Siç raporton Llapi.info, ata u arrestuan nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dje në Prizren pasi të njëjtit dyshohet se janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia...
    Kronika26 Nëntor 2024
    Është zhdukur një grua në Obranqë të Podujevës. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ajo është larguar nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e ka ofenduar rëndë në rrjetin social Facebook. Në...
    Sport26 Nëntor 2024
    Është kthyer përsëri në pikë referimi. Xherdan Shaqiri realizoi për herë të parë përpara tifozëve të tij, në një ndeshje të rëndësishme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.