×
  • Opinione
  • Opinione

    Vulgariteti në ekranet tona!

    Irena Beqiraj
    10 Korrik 2024

    Umberto Eco thotë: “Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance”. Edhe Eco e ka fjalën për elegancën intelektuale e cila mund të përkufizohet si mendja që vazhdimisht përsoset me edukim dhe njohuri. Për të shpjeguar vulgaritetin intelektual në ekranet tona, i cili duket se mbizotëron mbi elegancën që mëton Eco, ekonomistët kanë një këndvështrim interesant.

    Duke përdorur ekonominë, ka dy mënyra të ndryshme për të analizuar aktivizmin publik.

    Një mënyrë është ta shohësh atë si një formë prodhimi dhe aktivizmi publik shihet si i tillë kur kërkon të sigurojë ose përmirësojë prodhimin e të mirave publike. Mënyra e dytë për ta parë aktivizmin publik është si formë konsumi.

    Çfarë do të thotë të jesh konsumator i aktivizmit? Do të thotë që individi angazhohet në aktivizëm publik me qëllim që të gëzojë disa përfitime private, që nga ndjenja e përkatësisë e deri tek arritja e një statusi të caktuar shoqëror, ekonomik apo politik .

    Çdo aktivist publik mund të motivohet nga njëra formë ose nga të dyja në shkallë të ndryshme. Por, implikimet e secilës formë në shoqëri janë të ndryshme.

    Kur aktivizimi publik merr formën e prodhimin, duke synuar të mirën publike aktivisti publik është i informuar thellësisht për temën që angazhohet të trajtojë. Në këtë lloj aktivizmi vihet re vetëkontrolli dhe korrigjimi i kursit të qëndrimeve kur një qasje e përdorur është kundërproduktive edhe nuk prodhon “të mirën publike” të synuar.

    Kur aktivizimi publik merr formën e konsumit, aktivisti kërkon kënaqësi personale, psikologjike, emocionale si dhe vlerësim social. Në vend që të fokusohet në çështjet që kanë rëndësi, konsumatorët e aktivizmit publik motivohet nga çfarëdo çështje që është në modë dhe që i bën ata të ndihen më mirë, ose të grenë statusin e tyre. Mbi të gjitha ata nuk thellohen të krijojnë njohuritë e nevojshme e të mjaftueshme për çështjet ku angazhohen të flasin. Ndërsa kur aktivizmi merr formën e prodhimit, njohuritë thella mbi çështjet, apo vetëkontrolli, sigurojnë mekanizmat e vlerësimit dhe korrigjimit. Tek aktivizmi publik si formë e konsumit, mungojnë tërësisht këto mekanizma, kështu që ky lloj aktivizmi ka më tepër gjasa të bëjnë dëm sesa mirë.

    Ndoshta jam gabim, por ekranet tona janë mbushur me konsumatorë të aktivizmit edhe rrallë gjen aktivizëm publik prodhues. Sa më shumë shoh televizor aq më shumë bindem se gjysma e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që duan të ndihen të rëndësishëm. Ndoshta ata nuk duan të bëjnë dëm, sikurse po ashtu edhe dëmi që bejnë nuk u intereson. Të zhytur në luftën e pafundme për të menduar e për tu ndjerë mirë me veten ata e ose nuk e shohin, ose e justifikojnë dëmin që shkaktojnë shoqërisë./Telegrafi

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara nuk është tërhequr nga ajo që i ka thënë Gresës ditë...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të nis fushatën zgjedhore në ora 17:00 në Pallat të Rinisë. Mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme11 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ,...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.