×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiqi flet me Kallasin për zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve për Rusinë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Në Bruksel, gjatë ditës së sotme, shefja e re e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka pritur në takime të ndara liderët e Kosovës dhe të Serbisë.

    Përmes një postimi në platformën X, Kallas tha se në takimet e ndara me Albin Kurtin dhe Alleksandar Vuçiqin ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” të dalin para drejtësisë.

    E për takimin, Vuçiqi shkroi në profilin e tij në Instagram. Ai tha se në takim u fol për dialogun dhe për rastin Banjska, raporton Klankosova.tv.

    “Një bisedë e hapur dhe e vështirë me Kaja Kallas. Folëm për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse”.

    “Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, shkroi Vuçiqi në Instagram.

    Ndër të tjera, presidenti serb ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin Për Çështjet Evropiane Dhe Euraziane, James O’brien.

    Ai tha se me zyrtarin amerikan ka folur për “eskalimin e situatës në Kosovë”, mes tjerash.

    Ndërkaq, takim Vuçiqi ka zhvilluar edhe me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    “Me Miroslav Lajçakun për ngjarjet në Kosovës dhe për kërcënimet e fundit të sigurisë dhe të drejtat e serbëve. E ritheksova se po bëjmë një hetim serioz dhe se do të bashkëpunojmë me të gjithë për të zbardhur faktet, autorët dhe para së gjithash porositësit e asaj që ndodhi në fshatin Varagë, rast i cili ka shërbyer për sulm hibrid mbi vendin tonë”, shkroi Vuçiqi në Instagram.

    Ai tha se “Serbia do të bëjë gjithçka dhe do të vazhdojë të insistojë në të vërtetën, drejtësinë dhe mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, të cilët janë të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë e më brutale dhe arbitraritetit të regjimit në Prishtinë”.

    “Nga BE-ja, si ndërmjetës dhe garantues i asaj që u arrit gjatë dialogut në Bruksel, presim gjithashtu angazhim më të fortë në këto çështje, të cilat janë kyçe për ne”, tha Vuçiqi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka lënë dhjetëra persona të vdekur përgjatë dy javëve po hetohet në Kongon jugperëndimore, thanë...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Një javë më parë Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e vuri qeverinë gjermane para një dileme të madhe: Gjykata lëshoi ​​urdhër arresti...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjykatësi të hënën të rrëzojë vendimin për shpalljen fajtor lidhur me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti Joe Biden vizitoi të martën një muze të skllavërisë në Angolë, ku mes tjerash të shfaqura janë edhe pranga dhe kamxhiku...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bruksel. Në faqen...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani,për FrontOnline ka thënë se lufta hibride është një kërcënim gjithnjë e më i madh për Evropë,...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” organizon sot një ngjarje vetëdijesimi kundër dhunës ndaj gruas. Ky organizim vjen me rastin e 16 ditëve...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të organizojë sot konferencën gjysmëditore të titulluar “E Ardhmja e Kujdesit Shëndetësor”. Ngarja do të fillojë...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Nëna e reperit Eminem, Debbie Mathers, ka vdekur në moshën 69-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin. Nënë e bir njiheshin botërisht për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.