Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sërish ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq nëse mund të tregojë se me çfarë helmi janë helmuar anëtarët e KQZ’së në Prishtinë.
Vuciq shprehet i habitur pse me ‘këtë çështje kaq të rëndësishme nuk po merret BE-ja, e as përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin perëndimor, Mattheë Palmer’.
Ai përmendi në një postim në Twitter që kanë kaluar tri javë që nga rasti i helmimit në Prishtinë dhe përsëriti që derisa të jetë i gjallë, nuk do të heqë dorë nga përgjigjja për këtë rast.
Ai kërkoi nga BE-ja të sqarohet nëse helmi, siç tha ai, ishte antraks, noviçok apo ndoshta mjet për pastrimin e mobileve.
E në ndërkohë, Vuçiqi do të takohet të hënën me amerikanin Palmer, për çka thotë se do të jetë rast që të sqarohen pozicionet e dy palëve rreth sanksioneve dhe njohjes së Kosovës./Front Online/

Të tjera
-
15:36 | 27 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaU nda nga burri, Kim pozon krejt e zhveshur15:34 | 27 Shkurt 2021
-
15:31 | 27 Shkurt 2021
-
15:29 | 27 Shkurt 2021
-
15:25 | 27 Shkurt 2021
-
15:11 | 27 Shkurt 2021
-
15:05 | 27 Shkurt 2021
-
15:04 | 27 Shkurt 2021
-
15:04 | 27 Shkurt 2021
-
14:53 | 27 Shkurt 2021
-
14:53 | 27 Shkurt 2021
-
14:51 | 27 Shkurt 2021